9.4 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
9.1 C
Bilisht
8.5 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Pogradec/ Jole: Bashkia ka deryrim të marri masat për zjarret.

- Advertisement -

Nertil Jole/ Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin rrezikun për aktivizimin e zjarreve, qofshin të qëllimshme apo aksidentale.

Me Kryetarin e Bashkisë Pogradec, z.Ilir Xhakolli, zhvilluam një takim me strukturat në nivel bashkie për periudhën gjatë sezonit turistik, lidhur me administrimin e Emergjencave Civile Verore.

Nga statistikat rezulton se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i zjarreve ka ardhur në ulje në nivel qarku dhe sipërfaqet e prekura prej tyre kanë qenë më të vogla, megjithatë duhet garantuar vigjilencë e vazhdueshme për të reduktuar efektet negative nga zjarret.

Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore kanë detyrim të zbatojnë programin e masave të përgatitur nga institucioni i Prefektit për sezonin veror. Masat parapërgatitore, sinjalizimi i hershëm, kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm i territorit, si dhe organizimi i sistemit të vrojtimit e reagimi i menjëhershëm i strukturave për shuarjen e zjarreve, janë jetike për parandalimin e situatave me risk.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit