Burimi:Revista Monitor
Çmimet e naftës bruto paraqitën fitim dyjavor dhe u rritën në nivelin më të lartë në gati dy muaj javën e kaluar, për shkak të optimizmit ndaj konsumit të karburantit gjatë verës në hemisferën veriore, krahas një barazimi në rezervat e SHBA.
Fitimet dyjavore në çmimet e naftës së papërpunuar, përfaqësojnë një rritje prej 7% për të ardhmen e tregjeve të naftës Brent dhe WTI.
Kontratat futures të Brent, që skadonin më 25 shtator u rritën deri në 86.24 dollarë për fuçi, përpara se të shënonin fitime dhe të fillonin tregtimin pak mbi 84 dollarë për fuçi ditën e hënë.
Kontratat futures të WTI, që skadonin më 4 gusht, arritën në 82 dollarë për fuçi për herë të parë, që nga 30 prilli të enjten e kaluar, përpara se të uleshin në 80,41 dollarë për fuçi me hapjen e tregtimit të javës.
Më 3 qershor, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, ranë dakord të zgjasin shkurtimet e prodhimit të naftës prej 2.2 milionë fuçi në ditë, deri në fund të shtatorit, me një largim gradual të reduktimit të prodhimit duke filluar në tetor.
Vendimi fillimisht uli çmimet e naftës atë javë, por ato u rritën me shpejtësi nga 5 qershori e në vazhdim.
Kërkesa në rritje për naftë
Një raport nga JP Morgan Chase, tregoi se konsumi i karburantit u rrit në një nivel të lartë pas pandemisë, prej 9.4 milionë fuçi në ditë në SHBA. Konsumi i karburantit pritet të vazhdojë të rritet, ndërsa SHBA i afrohet festës së Ditës së Pavarësisë më 4 korrik, me 71 milionë amerikanë, që pritet të udhëtojnë.
Në nivel global, kërkesa për naftë u rrit me 1.4 milionë fuçi në ditë, për shkak të sezonit të ngarkuar të udhWTImeve verore në Europë dhe Azi.
Në veçanti, Kina, importuesi më i madh në botë i naftës, pritet të shohë një rritje prej 1.7% të kërkesës për karburant, e barabartë me 3 milionë tonë, në vitin 2024, sipas Sinopec, rafineria më e madhe e Kinës. Shitjet me pakicë kineze u rritën me 3.7% nga viti në vit, duke tejkaluar 3.0% të vlerësuar dhe 2.0% nga muaji i kaluar.
Tensioni gjeopolitik dhe rreziqet klimatike nxitën një rritje
Tensionet gjeopolitike mund të kenë shtuar gjithashtu presionin për çmimet e naftës. Lufta në Lindjen e Mesme ishte në një fazë përshkallëzimi, pasi zyrtarët izraelitë deklaruan se vendi ishte gati për një “luftë gjithëpërfshirëse” me Hezbollahun e Libanit, gjë që e shtyu Hezbollahun të kërcënonte një betejë “pa kufizime” me Izraelin. Efekti i mundshëm valëzues i konfliktit, ngjalli përsëri frikën e ndërprerjeve të mëtejshme në prodhimin dhe dërgesën e naftës.
Modelet e motit të ashpër sezonal, mund të kenë kontribuar gjithashtu në rritjen e çmimeve të naftës. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, përcakton se sezoni i uraganeve në Atlantik ka filluar nga 1 qershori, duke paraqitur rreziqe për prodhimin dhe funksionimin e rafinerive.
Presioni mbi inflacionin
Pavarësisht një tërheqjeje në hapje të hënën, të dyja kontratat futures së Brent dhe WTI, mbetën në një nivel të lartë gati dy mujor, duke shkaktuar shqetësime se inflacioni global, mund të ngrihet sërish nga çmimet e benzinës dhe mund të ngadalësojë ritmin e uljes së normave nga bankat qendrore.
Të dhënat e fundit treguan se inflacioni u bë i vazhdueshëm në disa ekonomi të mëdha europiane në maj, për shkak të presioneve të larta të çmimeve, në shërbimet komunale dhe naftë. Rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar, mund të errësojë më tej perspektivën e inflacionit.
Pavarësisht uljes së normës së BQE-së këtë muaj, banka mbajti një qëndrim të ashpër, duke theksuar se vendimet e mëtejshme do të trajtohen, mbi bazën “takim pas takimi”. Globalisht, shumica e bankave qendrore, duke përfshirë Fed-in e SHBA-së, zbutën pritjet për më shumë se një ulje të normës këtë vit, pasi inflacioni mbeti shumë mbi nivelin e tij të synuar në vend.
Çmimet e naftës së papërpunuar dhe inflacioni, kanë qenë të lidhura pozitivisht, që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi. Prandaj, çdo shenjë e një ringjalljeje të çmimeve të naftës, mund të rëndojë në ndjenjën e tregut të aksioneve. Investitorët do të monitorojnë nga afër të dhënat e ardhshme të inflacionit, nga ekonomitë globale në javën e fundit të muajit.