18.1 C
Pogradec
18.7 C
Korçë
18.1 C
Bilisht
17.9 C
Ersekë
17.7 C
Maliq
18.8 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Gent Hazizi jep shfaqe në Pogradec. Komediani: Po sjell aktorët pranë publikut…

- Advertisement -

Stand Up Komedi Bar është ngjitur në skenën e pallatit të kulturës në Pogradec. Aktori Gent Hazizi, në një monolog komedie, ka përcjellë të qeshura për publikun, me tema që godasin fenomene kryesisht televizive të përhapura dhe me nota humori shpalos marrëdhënien në familje dhe në çift.

Hazizi zbulon arsyen pse ai e ka quajtur këtë stand up komedi “Crazy Brother,” sepse sipas tij duhet të jesh pak i “çmendur” për t’i thënë gjërat troç.

Duket se shfaqja në vetvete nxjerr mllefin dhe kundërshton opinionistët dhe personat publikë që po dërgojnë shoqërinë drejt degradimit. Ndërsa komedia lëvizëse deri tani është ndalur në disa qytete.

Aktorin nuk e shqetësojnë numrat e pjesëmarrësve në sallë, ndërsa kjo shfaqje sipas tij synon ta kthejë publikun afër skenës dhe larg teknologjisë. Ndalesat e radhës të Gent Hazizit me këtë stand up komedi do të jenë në Patos dhe Lushnjë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit