Reagim mbi projektin në fshatin Guras!
Në Shqipëri është bërë zakon që interesat e komunitetit të mos dëgjohen e respektohen. Nga takimi me banorë të fshatit Guras, nga të gjitha ngjyrimet politike, kuptova se rruga e projektuar dhe që po zbatohet nga firma, i pengon kalimin kryesor të fshatit për te burimet që i shfrytëzojnë prej shekujsh, por edhe kalimin te rreth 20 ha toka bujqësore. Burimat janë arsyeja kryesore e zanafillës dhe e ekzistencës së fshatit. Protesta e një ditë më parë, pas shumë orësh dhe reagimesh, i bëri të gjithë që të reflektojnë dhe po presim që projektuesi dhe zbatuesi të gjejnë një zgjidhje për fshatin. Fshatarët kërkojnë vetëm një nënkalim. Duket e pamundur që projektuesi, investitori (Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec) dhe zbatuesi nuk gjejnë një zgjidhje për fshatin prej më shumë se 450 shtëpi (njëri nga fshatrat e projektit 100 fshatrat). Kjo tregon qasjen e pushtetit aktual ndaj komuniteteve. Partia e Lirisë, i kërkon institucioneve përgjegjëse për projektimin dhe zbatimin e projektit zgjidhje të shpejtë për banorët përmes bërjes së nënkalimit, përndryshe reagimi do të jetë më i ashpër se herën e parë.

