6.1 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
6.2 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Devoll/ Vrasja e Vasil Tromarës, aktivitet dhe ekspozitë në nder të tij…

- Advertisement -

Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe patriotit Vasil Tromara nga fshati Qytezë i Devollit, u organizua një aktivitet për të përkujtuar figurën e këtij veprimtari të shquar. Aktiviteti i iniciuar nga historiani Niko Kotherja, mbështetur nga Bashkia Devoll, u zhvillua pranë ambjenteve të Qendrës Kulturore në qytetin e Bilishtit, ku u shfaq edhe ekspozita lidhur me veprimtarinë dhe aktivitetin e Tromarës. Kontributi i Vasil Tromarës në lëvizjen patriotike shqiptare ka qenë i dalluar, me kontributin e madh si luftëtar i çetave patriotike në periudhën e Pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar. Ai ishte pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për pavarësi dhe arsim kombëtar. Historiani Niko Kotherja tregon aktivitetin dhe veprimtarinë e patriotit nga Qyteza, i cili la gjurmë në historinë e popullit shqiptar.

Në ekspozitën e shfaqur gjatë aktivitetit, janë ekspozuar dokumenta të ndryshme, fotografi historike dhe botime të vjetra origjinale të mbledhura gjatë viteve për Vasil Tromarën.

Për kryetarin e Shoqatës Devolli, Guri Seferi, përkujtimi i këtyre figurave historike me kontribut të madh për zonën e Devollit dhe më gjerë, janë mjaft të rëndësishme.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin ekspozitën, ndërsa historiani Niko Kotherja u ka dhuruar libër për t’u njohur me figurën e Vasil Tromarës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit