5.6 C
Pogradec
4 C
Korçë
4.8 C
Bilisht
4.8 C
Ersekë
2.7 C
Maliq
6.2 C
Liqenas
Monday, November 11, 2024

Policia pa pushime vere, do të marri pushimet në shtator…

- Advertisement -

Burimi: Shqiptarja.com

Efektivët e policisë nuk do të kenë pushime verore.  Atyre u është shpërndarë një urdhër të firmosur nga drejtori i policisë së Shtetit  që anulon pushimet e tyre deri më 15 shtator.

Me qëllim, përballimin e shërbimeve të planifikuara nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë sezonit turistik veror 2024;

URDHËROJ:

1. Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

2. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta, të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që u anulohet kryerja e tyre, për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.

3. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të policisë, si dhe të strukturave të veçanta, deri në datën 25.06.2024 te informojnë Drejtorinë e Burim Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për numrin e punonjësve policisë sipas strukturave që u janë anuluar pushimet vjetore të planifikuara, për shkak të shërbimeve që do të kryhen për garantimin e sezonit turistik veror 2024.

4. Drejtoria e Burimeve Njerëzore, deri në datën 01.07.2024 te informoje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

5. Në raste të veçanta për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, të miratojnë pushime të pjesëshme vjetore për punonjësit e policisë të varësisë.

6. Për zbatimin e këtij Urdhri ngarkohen, drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit, komisariateve të policisë dhe strukturave të veçanta.

7. Për kontrollin e zbatimit të detyrave të përcaktuara në këtë Urdhër ngarkohen, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtorët e departamenteve dhe drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit