13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

Pogradec/ Bizneset kundërshtojnë impjantet: Shteti po na merr frymën…

- Advertisement -

Përfaqësuesit e bizneseve në Pogradec u mblodhën së bashku në një tryezë diskutimi të martën, për të kundërshtuar aktin normativ të propozuar nga qeveria, i cili detyron bizneset të instalojnë impjantet për përpunimin e ujrave të zeza. Ata argumentuan se ky akt normativ nuk është i përputhshëm në tërësi, duke përfshirë kategoritë e bizneseve në jug dhe në Pogradec. Sipas tyre, qyteti veç tjetër ka një impjant që mund të trajtojë ujrat e zeza për subjektet private. Kostoja e instalimit fillon nga 13 mijë euro deri në 100 mijë euro, në varësi të kapacitetit të biznesit.

Ata gjithashtu theksuan se aktualisht ujrat e zeza derdhen në kanalizime, ndërsa akti normativ kërkon që investimi të bëhet vetëm nga bizneset që derdhin ujrat e zeza në sipërfaqe ujore të ndryshme ose rrjedhje.

Përfaqësuesit e bizneseve vendosën të drejtohen tek Ministria e Mjedisit për të kërkuar shfuqizimin e aktit normativ, veçanërisht për zonën e Pogradecit, dhe për të kërkuar ndalimin e gjobave që shkojnë deri në 10 milion lekë, të cilat tashmë janë aplikuar për bizneset në juglindje të qytetit. Ata paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, do të organizojnë mbyllje të bizneseve si formë proteste.

Në rrethinën e Pogradecit, mbi 120 biznese janë të detyruara të instalojnë impjantet për përpunimin e ujrave të zeza. Disa prej tyre kanë shfaqur pamundësi për të realizuar këtë investim, duke përfshirë jo vetëm kostot fillestare të instalimit, por edhe kostot e mirëmbajtjes, në krahasim me tarifat vendore për përpunimin e ujrave të zeza.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit