Shkruan Nertil Jole: Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po realizon muralen në fasadën e godinës në pikën kufitare e doganore të Kapshticës e më pas për të vijuar edhe me atë të Qafë Thanës, duke mundësuar një imazh të veçantë për turistët dhe qytetarët që lëvizin në të dy anët e kufirit.
Artistja është surprizuar nga bukuria e natyrës shqiptare dhe mikpritja në qarkun tonë, gjë që e ka frymëzuar edhe më shumë për punën e saj.
Pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës, si dy pikat kryesore të lëvizjes së qytetarëve në juglindje të vendit, kanë marrë të gjitha masat për një mjedis sa më mikpritës, në nisje të sezonit turistik veror.
Falenderoj dy drejtorët, Dritan Çekani (Kapshticë) dhe Genti Berberi (Qafë Thanë), për angazhimin e tyre!
Edhe ky sezon veror pritet të shënojë një numër të lartë qytetarësh e turistësh që do të kalojnë në këto pika kufitare.


