Koncerti i Korit Lira në 180-vjetorin e botimit të abetares shqipe të hartuar nga Naum Veqilharxhi në Rumani.
Koncertit tek Muzeu i Arsimit në Korçë iu bashkuan dhjetëra turistë të huaj e qytetarë artdashës, të cilët e shijuan pafund programin e pasur muzikor me këngë patriotike.

