Prej datës 15 qershor do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në shëtitoren pranë liqenit të Pogradecit. Ndalimi i qarkullimit do të kryhet si çdo vit prej Kapri Center deri tek Hotel 1 Maji. Oraret kur mjetet do jenë të ndaluara për të qarkulluar do të nisin prej orës 19:00 deri në orën 24:00