3.3 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.9 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Monday, May 4, 2026

Pogradec/ Nis plazhi, por ende liqeni pa bova dhe pa vëzhgues plazhi…

- Advertisement -

Në qytetin juglindor të Pogradecit edhe pse pa u çelur zyrtarisht sezoni veror, të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë nisur plazhin në këtë periudhë me temperatura të lartë. Shume prej tyre shprehen se “behari” sivjet ka ardhur më shpejt dhe se temperaturat më të larta se zakonisht kanë mbushur plazhin.

Pogradeci për pushuesit ka shumë karakteristika pozitive, duke përfshirë çmimet më të lira, temperaturat më të freskëta se jugu, ushqimin tradicional dhe shërbimet e mira. Por disa prej tyre shprehen se pastërtia e liqenit duhey të ishte me e lartë.

Duket se këtë vit në Pogradec janë respektuar hapsirat për plazhet publike, ndërkaq që bashkia e këtij qyteti është kujdesur të ofrojë çadra falas në keto hapsira.

Edhe pse pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik, ende nuk janë vendosur bovat dhe rojet e plazhit. Ndërkaq qendra shendetesore me funksion 24 orësh me 2 mjekë dhe 2 infermjere ka nisur te funksionojë që prej 1 Qershorit dhe do të jetë e gatshme deri në 30 shtator. Duket se Pogradeci mbetet në qendër të destinacioneve kryesisht për vendasit edhe pse viteve të fundit ka nje rritje të vizitorëve të huaj. Për muajt Qershor, Korrik dhe Gusht pothuaj ambientet akomoduesje jane plotesisht të rezervuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit