9.7 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Thursday, May 15, 2025

Pogradec/ Bashkia me transparencë të ulët, faqja zyrtare një blog propagandues… Qytetarët pa rrugëzgjidhje!

- Advertisement -

Transparenca dhe e drejta e informimit duket se ka pësuar një regres tek pushteti vendor viteve të fundit, edhe pse ligji është i qartë, ku vetë bashkitë duhet të jenë transparente tek veprimtaritë me interes të lartë publik dhe të gatshme për të kthyer përgjigje mbi informacionet e kërkuara brënda një afati 10 ditor, përsëri për qytetarët, po edhe vetë të zgjedhurit dhe gazetarët po hasen vështirësi.

Këshilltari i Këshillit Bashkiak Pogradec Arbër Male shprehet se edhe në misionin e përditëshëm për të përfaqësuar qytetarët dhe për të kërkuar llogari nga pushteti vendor nëpërmjet instrumentave ligjor, has vëshirësi. Informacionet e cekta dhe duke tejkaluar afatet ligjore, duket se janë një problem mbi transparencën e vetë bashkisë për këshilltarin Pogradecar.

“Unë tashmë prej një viti ushtroj funksionin e këshilltarit bashkiak, në bashkinë e Pogradecit dhe gjatë këtij viti kam bërë disa herë tentativa për të marrë informacion për ato investime që unë mendoj që kanë qenë problematike në rrethin tonë dhe sigurisht që kam hasur një vështirësi për ti marrë ato në kohën sa më të afërt, pasi edhe neni 51 i ligjit per vetëqeverisjen vendore thotë që këshilltarit bashkiak i vihet në një kohë sa më të afërt nga kryetari i bashkisë informacioni i kërkuar në lidhje me informacionet e bashkisë.

Shikoj që nuk jepet informacioni në kohën dhe në thelbin që qytetarët dhe këshilltarët kërkojnë. Mendoj që për një qytetar të thjeshtë të Pogradecit është më e vështirë për të marrë informacion duke mos njohur dhe mekanizmat nga njëra anë por edhe nga an tjetër shpeshherë shikojmë që qytetarët lodhen në qoftë se nuk i vjen informacioni atherë kur ata e kërkojnë dhe heqin dorë më pas nga e drejta e tyre për informim.” thekson Male.

Vetë bashkitë i kanë kthyer faqet e tyre zyrtare në blogje, që nuk i japin zgjidhje mungesës së transparencës së institucionit, por shpalosin materiale propaganduese dhe aspak etike, kështu shprehet gazetari Armand Braho. Ai shton se janë rritur dukshëm rastet e refuzimit të informacionit, por këto raste nuk janë ankimuar deri në gjykatën administrative.

Në faqet zyrtare të bashkive reflektohen vetëm aktivitetet për popullaritet politik ndërsa mungojnë kryesisht aktet zyrtare dhe aktet me interes të lartë për publikun.Në fakt shoqatat ndërkombëtare te gazetarëve viteve të fundit kanë potencuar që kemi një ulje të transparencës së institucioneve dhe në raportet e ndryshme të komisionerit për të drejtën e informimit raportohen shumë raste të cilat nuk marrin përgjigje për kërkesat për informim. Kjo situatë ka ardhur në një rritje graduale dhe të shpeshta janë bërë këto raste dhe në të shumtat e rasteve informacioni po refuzohet për arsye abstrakte përsa i përket institucionet ose dhe kur jepet ka mangësi të theksuara dhe nuk ofron thelbin e gjësë, por ofron vetëm informacione perifikerike pa bazë e informacionit të nevojshëm. Shton gazetari Pogradecar.

Vetë qytetarët Pogradecar ndahen përsa i përket të drejtës së informimit, disa prej tyre thonë se e kanë të pamundur të kontaktojnë me të zgjedhurit e tyre, e disa të tjerë se nuk kanë tentuar të kërkojnë informacion në pushtetin vendor, por do e kishin të vështirë edhe të kërkonin informacion, pasi nuk e njohin siç duhet ligjin për të drejtën e informimit.

“Unë kam kërkuar 2-3 herë takim por nuk e kam takuar dot kryetarin e bashkisë,sepse kryetari i bashkisë nuk bën pritje fare. Më shkresa nuk jam drejtuar perderisa jam këtu pse duhet të shkoj më shkresa? Nuk e di pse nuk takon, shkoj pyes atje thonë që nuk bën pritje kryetari i bashkisë por bën nënkryetari i bashkisë.” Bëri të ditur një qytetar.

Një tjetër qytetar tha: “Nuk kam vajtur asnjëherë për të kërkuar informacion nuk kam pasur nevojë. Ne të moshuar jemi. Patjetër kur të kemi problem do të marrim ndonjë person për të na drejtuar dhe orientuar.”

Në të njëjtën linjë është dhe një tjetër i moshuar i cili thotë: “Jo nuk kam kërkuar informacion sepse jam pensionist. Nuk e ia di shumë rradhën por di që është një polic tek dera, aty regjistron emrin dhe më pas takon kryetarin e bashkisë, këtë di unë.”

Bashkia e Pogradecit sipas informacioneve zyrtare mbetet një ndër bashkitë me numrin më të lartë të kërkesave për informim në Qarkun Juglindor, por që në raste të ndryshme, has një hermetizim mbi transparencën dhe të drejtën për informim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit