Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në lagjen nr. 12, Korçë, në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin në të cilin kishte vënë muzikë të lartë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

