Farsa e truizmit rajonal në Qarkun e Korçës dhe strategjia e dështuar për turizmin.
Lobohet që çdo ditë ka turistë të shumtë që frekuentojnë juglindjen, madje financohen dhe media. Por realisht dukshëm pushteti vendor diktohet nga një strategji e dështuar për turizmin në këtë zonë. Lehtësisht duket dhe nga planifikimi i aktiviteteve, të cilat në të shumtat raste planifikohen në të njëjtat ditë, për të eklipsuar njëri – tjetrin. Data 8 qershor do të planifikohej nga Bashkia e Korçës, si dita e çeljes së sezonit turistik, ndërkaq në të njëjtën ditë Bashkia e Pogradecit do të planifikonte koncertin me shumë këngëtarë “Vala Fest”.
Përsëri haptazi strategjia është konkurenca idioteske dhe jo turizmi i inkuadruar dhe bashkëpunues. Qytetarët duhet të ndahen për të ndjekur këto dy aktivitete, në vend që të ishin njëra pas tjetrit dhe ti jepnin më shumë fokus turizmit të përbashkët, i cili zhvillon ekonominë e dy qyteteve. Në parim të dy qytetet kanë një strategji tashmë të konsumuar, që rikthen gjithnjë e më pak vizitorë. Padyshim shkaku kryesor është keqmenaxhimi dhe paaftësia e specialistëve të turizmit në dy qytetet, që garojnë dhe në fund asnjëri nuk fiton. Për më tepër dëmtohet dhe biznesi. Fasada dhe propaganda është i vetmi rezultat që mbetet.