14.2 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
14.1 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
14 C
Maliq
15.4 C
Liqenas
Saturday, November 9, 2024

Pogradec/ Mbytet në plehra rrugica pranë aneksit të stadiumit, bashkia indiferente…

- Advertisement -

Një pamje aspak e kendëshme mund të shihet shumë pranë qendrës së Pogradecit, pikërisht në lagjen nr 1, në rrugicat që lidhin rrugën kryesore me anekset e stadiumit, ngjitur me robaqepsinë. Hapsirat në mes të objekteve dhe katet bosh në pallatet e zonës, janë kthyer në kosha gjigand mbeturinash dhe në banjo publike. Shpesh herë këto pika janë përdorur dhe nga narkomanët, madje gjithandej mund të shihen dhe shiringa bashkë me gjilpëra.

Për banorët e lagjes kjo situatë ështe bërë tepër shqetësuese dhe në një komunikim me Redaksinë e Pogradecipress.al ata bëjnë të ditur se mbetjet hidhen nga personat që kalojne dhe jo nga rezidentët, ndërkohë që privatët nuk kanë bllokuar katet bosh dhe se hapsirat asnjëhëre nuk janë pastruar nga Bashkia e Pogradecit.

Në këto kushte kur na ndajnë dhe pak ditë nga çelja e sezonit turistik, pamje të tilla dëmtojnë imazhin e qytetit. Duket se pushteti vendor gjen financim dhe kohe për të krijuar fasadë mëdiatike, por nuk punon për të sjellë në normalitet situata të tilla, që gjenden jo vetëm në këtë rrugicë, por janë të përhapura dhe në lagje të tjera.

Në këtë rrugë situata bëhet akoma më e rëndë ku katet bosh, përdoren si tualet publik, ndërsa poseduesit e tyre të pa shqetësuar dhe larg përgjëgjësisë nuk regojnë. Fëmijët qe luajnë dhe stërviten në anekset e stadiumit jane kalimtarët më të shumte ne këtë rrugë, e cila po kthehet në rrezik për përhapje epidemie.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit