KORÇË – Një shtetas është plagosur pas një konflikti.
Sipas burimeve nga policia mësohet se i plagosur ka mbetur një i shtetas i gjinisë mashkull ndërsa dyshohet se mund ta ketë plagosur babai i tij.
I riu është jashtë rrezikut për jetën pasi është qëlluar në dorë me mjet prerës(thikë).
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës ndërsa menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.
Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur ndërkohë është ndaluar nga policia.