11.9 C
Pogradec
12.2 C
Korçë
11.8 C
Bilisht
11.3 C
Ersekë
11.3 C
Maliq
12.5 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

DRAP Korçë/ 6000 maturant nesër i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj…

- Advertisement -

Komunikimi i DRAP Korçë/ Me përfundimin e vitit shkollor për të gjithë maturantët fillon sesioni i parë i provimeve që nis në datën 03.06.2024 me provimin e gjuhës së huaj. Për mbarëvajtjen e këtyre provimeve janë marrë të gjitha masat organizative dhe tashmë janë përgatitur dhe certifikuar të gjitha mjediset në të 35 qendrat e provimit në DRAP Korçë. Në çdo mjedis është respektuar vendosja në distancën e përcaktuar të tavolinave si edhe janë marrë masat për të pasur gjithë infrastrukturën e nevojshme. Në këtë sesion janë parashikuar të marrin pjesë 6000 maturantë nga të gjitha shkollat e mesme përfshirë edhe arsimin profesional.

Me këtë rast ju urojmë të gjithë maturantëve suksese në provime duke garantuar sigurimin e mbarëvajtjes.

Me besimin e plotë dhe sigurinë e punës së përbashkët, jemi në pritje të suksesit tuaj

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit