12 C
Pogradec
11.5 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.8 C
Ersekë
10.8 C
Maliq
12 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

“S’ka treg’/ Fermerët e Dvoranit ankohen: Çmimi i qershive, shume i ulët krahasuar me një vit më parë…

- Advertisement -

Shkruan Lorena Kodra: Këtë vit në fshatin Dvoran prodhimi i qershisë ka qenë i mbarë por kultivuesit po përballen me vështirësi të shumta sidomos në gjetjen e tregut.

Unë isha sot në këtë fshat dhe pashë se si fermerët ishin shpërndarë nëpër parcelat e tyre për të mbledhur 7 deri në 10 arka në mënyrë që ti tregëtonin.

Më shumë se kaq është e pamundur-tha një fermere.

Ajo që vura re në krahasim me vitin e kaluar ishte çmimi i ulët i qershisë.

Një kilogramë qershi shitet nga 600 deri në 800 lekë të vjetra çmim ky shumë i ulët krahasuar me një vit më parë kur ky frut tregëtohej me 2500 lekë të vjetra.

Sipas fermerëve nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu në ditët në vijim plantacionet me qershi do të mbeten pa vjelë e për pasojë fruti i qershisë do të kalbet në pemë.

Përpos tregut fermerët po përballen edhe me vështirësi të tjera siç është edhe mungesa e krahut të punës aq sa në terren të punësojnë pensionistë.

Një 80 vjeçar nga qyteti i Korçës ishte duke mbledhur qershi u afrova dhe e pyeta,përse ishte ai në atë vend që duhej të kishte të rinj?

Më ka detyruar ekonomia dhe pensioni i ulët që marr ma ktheu.

Unë dhe gruaja të bashkojmë dy pensione bashkë marrim 200 mijë të vjetra në muaj ,a dalin këto lekë për të mbajtur familjen?

Plus që edhe këta(për punëdhënësit)na marrin nga e keqja se nk ka puntorë,nuk ka të rinj.

E në fakt gjetja e punëtorëve po bëhet e vështirë nga viti në vit, pasi gjatë këtij sezoni te rinjte me se shumti emigrojne per pune sezonale në vendet fqinje si në Greqi, Maqedoni apo edhe në Mal të Zi pasi pagat janë më të larta në krahasim me atë që ofrojnë fermerët e Korçës pavarsisht se kete vit edhe ketu pagat jane rritur ndjeshem.

P.s.Foto e parë(qershia në pemë)

Foto e dytë(një qese e mbledhur nga një fermer i cili me modesti më tha:-pranoji këto qershi nga unë.)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit