14.7 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
13.9 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14.1 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Pogradeci gati të presë turistët/ Shumica e strukturave akomoduese të rezervuara

- Advertisement -

Burimi: tvklan.al
E gjithë vija bregliqenore nga Tushemishti deri në Lin është pastruar dhe sistemuar.

Ndryshe nga vitet e kaluara, për këtë sezon turistik, bashkia ka rritur hapësirat e plazheve publike. Ato do të jenë në zonat më të frekuentuara nga pushuesit duke zënë 40% të sipërfaqes, në raport me plazhet private.

Prej muajit Prill, shumica e strukturave akomoduese janë rezervuar. Pogradeci preferohet jo vetëm nga turistët vendas, por edhe të huaj, kryesisht nga Gjermania, Çekia, Spanja, Franca.

Oferta turistike e Pogradecit këtë sezon synon të përfshijë veç liqenit edhe atraksionet natyrore malore dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Bashkia e Pogradecit ka përgatitur një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, të shtrira nga Qershori deri në Shtator.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit