Korça ditët e fundit është mbipopulluar mga shumë vizitorë të cilët janë bërë pjesë e aktiviteteve të larmishme. Ndër to më e veçantja dhe unikja ka qënë ekspozita etnografike me kostume popullore të zonës së Korçës, Dardhës dhe Kolonjës. Disa kostume në origjinalen e tyre e të tjerë të rikrijuar, kanë shpalosur kulturën e zonave. Për kuratoren njëherazi dhe artizanen e disa prej veshjeve, kjo ekspozitë tregon vlerat krahinore, gjithashtu bën që shumë prej tyre të konservohen dhe ruhen.
Kuratorja Lirika Pojani shtoi se është shumë e vështirë të kthesh në origjinalin e tyre veshjet. Ndërkaq edhe modelet sot janë të pakta, pasi shumica e tyre që i kanë pasur kanë ndërruar jetë.
9 veshjet janë ekspozuar në një ambient të dekoruar me orendi tradiconale. Ndërsa vetë ekspozita ka marrë vëmendjen e shumë vizitorëve, teksa kostumet do të qëndrojnë të ekspozuara gjithmonë, pse jo dhe për t’u riprodhuar si modele dhe për t’u shitur.