Pas suksesit të arritur në qytetin e Korçës, Rin Show është zhvilluar këtë të premte në qytetin e Pogradecit. Të rinjtë e gjimnazit Muharrem Çollaku dhe Gjergj Pekmezi, kanë interpretuar disa zhanre artistike duke përfshirë këngën, kërcimin, interpretimin në poezi, monologun dhe mesazhet sensibilizuese. Për Regjizoren e këtij aktiviteti, Alba Dajlani ky aktivitet synon që të sjellë në skenën e Pogradecit të rinj të ndryshëm, duke i promovuar ata, ndërsa shton se projekte të tjera do të zhvillohen në vazhdim.
Alba Dajlani – Regjizore
Një ndër talentet e Pogradecit në këndim është Arsa Sokoli, e cila shprehet e emocionuar për pjesëmarrjen në Rin Shoë dhe tha se aktivitete të tilla janë mundësi të mira që të rinjtë të bashkohen për t’u promovuar. Ndërkaq ajo zbulon se do të bëhet pjesë e një kompedicioni muzikor në nivel kombëtar.
Arsa Sokoli – Këngëtare
RinShoë ka sjellë emocione të veçanta në sallën e pallatit të Kulturës “Lasgush Poradeci”, ku qytetarë kryesisht të moshave të reja, përjetuan nga afër emocionet e shumta të performancave artistike të cilat u demostruan nga të rinjtë e qyteti.