Skënderbeu-Vllaznia 3-2
Shënues: Nikaj 11’, Liço 16’, Rashica 31’ / Mala 42’ (11-m), Balaj 81’ (11-m)
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gerco, Dumfur, Vangjeli (Shaqe 46’), Janaqi (Pecani 64’), Merlim (Ramos 54’), Liço, Rashica, Nikaj (Moses 87’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Qarri, Pusi (Smajli 40’), Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda (Hajdari 40’), Mala, Dodaj (Zaganjori 89’), Ajdareviç (Delaj 60’), Balaj. Trajner: Thomas Brdariç
Karton të verdhë: Janaqi, Nikaj, Rashica, Ramos / Juriç, Stojanoviç (2), Zaganjori
Karton i kuq: Stojanoviç
Ndeshja nis me pak sportdashës në shkallët e stadiumit “Air Albania” pasi nuk ka shumë interes në lidhje me këtë ndeshje, pasi verdiktet janë caktuar përpara se të startonte.
Edhe në fushë në 10 minutat e para është e njëjta pamje, ku të dy skuadrat luajnë lirshëm. Është Rashica që lëshon shkëndijat e para në minutën e 8-të, por pret portieri shkodran.
U desh minuta e 11-të që të vinte goli i avantazhit, teksa Ardit Nikaj në zonë i lënë zbuluar shënon golin e parë për Skënderbeun. Kryesojnë bardhëkuqtë.
Pa u shuar gëzimi i golit të avantazhit vjen edhe i dytë, ku në minutën e 16-të është kapiteni Dean Liço që gjuan me kokë brenda zonës dhe 2-0 kryeson Skënderbeu.
Vllaznia jep sinjale më pas, por pa rezultat teksa në minutën e 27-të,është Dodaj që gjuan mbi traversë.
Mario Rabiu ka një tjetër mundësi të mirë për të trefishuar rezultatin, por përballë portës gjuan mbi traversë.
Skënderbeu nuk ndalet. Është Ermir Rashica që vallëzon përballë mbrojtësve, gjuan dhe 3-0. Një super Skënderbe në këtë pjesë të parë.
4 minuta nga fundi i pjesës së parë është Prençi që prek topin me dorë dhe 11-metërsh. Gjuan saktë nga pika e bardhë Mala dhe Vllaznia shënon golin e parë.
Nuk ka më kohë dhe pjesa e parë mbyllet 3-1 për Skënderbeun.
Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për Skënderbeun, teksa Vangjeli ia lë vendin Shaqes.
Nis i qetë ky fraksion loje, ndërkohë që vetëm në minutën e 55-të Gerco do të jepte një sinjal, ndërkohë që ritmi i lojës ka rënë në pjesë të dytë. Nikaj jep një tjetër sinjal dy minuta më vonë, por vetëm goditje këndi.
Në minutën e 59-të ka gol për Skënderbeun, Nikaj tund rrjetën, por pozicion jashtë loje.
Më pas Skënderbeu provon edhe me ndërrimin e tretë për të freskuar më shumë ekipin në fushë.
Nëntë minuta nga fundi sërish penallti për Vllazninë dhe këtë herë është Balaj që pengohet nga Marko Ramos. Ka gjuajtur po Balaj dhe 3-2 rezultati, duke rihapur ndeshjen.
Në të 83-ën minutë është Vllaznia që mbetet me një lojtar më pak. Stojanoviç pengon Ermir Rashicën dhe pas dy të verdhave futbollisti i Vllaznisë del me të kuqe, duke lënë në këto minuta të fundit ekipin e tij me 10-të futbollistë.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
8’ – Aksion i bukur i Skënderbeut. Është Rashica që bën gjithçka vetë, gjuan me të djathtën në hyrje të zonës, por pret Qarri.
11’ – Sulm nga e majta e Skënderbeut. Është Rashica që fut një top të saktë në zonë dhe Melim nuk arrin ta gjuajë, duke ja lënë mundësinë Ardit Nikaj që shënon dhe nuk feston, pasi është shkodran. 1-0 për Skënderbeun.
16’ – Tjetër gol për Slënderbeun. Kros nga goditja e këndit në zonë ku kapiteni Dean Liço shënon me kokë, duke dyfishuar rezultatin në 2-0.
27’ – Sinjalin e parë për Vllazninë e jep Dodaj në këtë minutë që gjuan dhe jashtë.
30’ – Një tjetër mundësi e mirë për Skënderbeun për të shënuar edhe golin e tretë. Është Mario Rabiu që gjuan përballë portës shkodrane, por mbi traversë.
31’ – Super Ermir Rashica. Bën mirë përballë mbrojtësve shkodranë, gjuan dhe 3-0 për Skënderbeun.
42’ – Penallti për Vllazninë është Prençi që prek topin me dorë dhe 11-metërsh për Vllazninë. Gjuan saktë Mala dhe 3-1.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
55’ – Përballë portës shkodrane Gerco gjuan, por topi përfundon mbi traversë. Shpëton porta e Vllaznisë.
57’ – Nikaj provon bukur mes dy mbrojtësave, gjuan dhe topi devijohet për në këndore.
59’ – Ardit Nikaj shënon në zonën e Vllaznisë, por ka pozicion jashtë loje edhe pse u ripah në VAR.
81’ – Ramos shkakton penallti në zonë ndaj Bekim Balaj. Gjuan po Balaj nga pika e bardhë dhe rezultati ngushtohet në 3-2.
Burimi: Korça Boom