20.1 C
Pogradec
18.8 C
Korçë
19 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.1 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Dita botërore e Hipertensionit, në Korçë ngrihen stenda që qytetarët të masin tensionin, diabetin dhe saturimet…

- Advertisement -

17 Maji, Dita Botërore e Hipertensionit !

Në zonën këmbësore të qytetit është ngritur një stendë nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor Korçë, ku kalimtarë të rastit ndalonin për të matur tensionin, diabetin dhe saturimet, ose ndryshe siç njihet oksigjeni në gjak.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentur sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë.

Kalimtarët e rastit ishin përgjithësisht nga mosha e tretë, por nuk mungonin dhe të rinjtë, të cilët dëshironin të informoheshin mbi parametrat e trupit të tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit