Pogradec: Një e moshuar dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së saj në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë ndërsa ashtu sikurse raporton policia nga zjarri janë regjistruar dëme të shumta materiale.
Kanë qënë fqinjët në pallat ata që kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfiksen,menjëherë pas ndërhyrjes flakët janë izoluar ndërsa e moshuara sipas poëicisë ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
77 vjecarja jeton e vetme në një hyrje pallati në afërsi të shkollës 9 vjeçare M.E.Minarolli.
Burime nga policia thonë se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.