16.9 C
Pogradec
18 C
Korçë
17.7 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
16.8 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Korçë/ Bujqësia pa punëtorë. Fermerët në rrezik për kalbjen e prodhimeve…

- Advertisement -

I gjithë rajoni Juglindor në sektorin e Bujqësisë po përballët me mungesën e punonjësve. Kjo situatë e paraqitur ka krijuar shumë probleme tek fermerët sidomos në sezonet e vjeljes së produktit bujqësor. Konkretisht kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vjelja e Qershive në Dvoran të Korçës, kultivuesit e mëdhenj thonë se nuk po gjejnë punëtorë pasi këta të fundit shkojnë në Greqi apo në vende të tjera evropiane.

Kultivuesit thonë se ata paguajnë nga 2000-2500 lekë në ditë për punonjësit, ndërsa në shtetin fqinj, punonjësit paguhen deri në 80 Euro në ditë.

Sipas fermerëve, sot mungon rreth 50% e fuqisë punëtore që duhet, ndërsa prodhimet ashtu si dhe vitin e shkuar rrezikojnë të kalben në pemë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Juglindje në dy vitet e fundit ka ulje dhe të fermerëve aktivë me NIPT, të cilët veç të tjerave problem kanë dhe gjetjen e fuqisë punëtore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit