Nga Eleina Qirici: Nga takimi i kryeministrit të narkoshtetit Rama, me “emigrantët” e Athinës.
Kryetari i Bashkisë Korçë dhe Kryetari i Bashkisë Maliq, prezent në takim, shoqëruar nga administratë.
Këta nuk janë emigrantë në sallë, sepse këta nuk kanë shkaqe të emigrojnë, këta janë me pjesën e patronazhistëve, ose mbushësve të sallës. Tipikë vegla të partisë që i majm dhe i përdor.
Sa shkuan nga Korça dhe Maliqi në Athinë? Po nga Bilishti, Pogradeci, Kolonja?
Vetë do i paguajnë shpenzimet e rrugës dhe qëndrimit ata që shkuan me urdhër të kryetarëve, apo nga arka e shtetit, do të dalin dieta dhe do paguhen pasvanët e narkomanit?
Mediat e huaja flasin për më shumë se 3 mijë persona që shkuan në Athinë nga Shqipëria.
Shfaqja e fundit groteske e kryeministrit të narkoshtetit, nënshkrimi i fundit të pushtetit, nën duartrokitjet e patronazhistëve që shoqëruan delirantin.