4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Ersekë/ 20 piktorë sjellin kolonin e veçantë në krahinën e Kolonjës

- Advertisement -

Më shumë se 20 piktorë shqiptarë e të huaj janë bërë bashkë në një koloni për të sjellë pranverën dhe jo vetëm në telajo të një prej krahinave më të njohura të vendit tonë.

Piktorë që kanë ardhur nga Peruja, Kanadaja, Turqia dhe vende të tjera të rajonit të cilët për 4 ditë qëndruar në Kolonjë duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë.

Helidon Haliti dhe Fatmir Juka kanë vlerësuar së tepërmi peizazhet e Kolonjës ndaj e për këtë sipas tyre ardhja e kaq shumë piktorëve të njohur është një promovim i vlerave të kësaj treve.

Helidon Haliti:
“kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja, Kanadaja, Turqia, Maqedonia e artistët shqiptarë që këtu sapo shënuan një histori sepse gjetën një gjuhë të përbashkët. Një bukuri e jashtëzakonshme e natyrës që erdhëm si kolonizatore por na pushtoi ajo. Janë promovim për turizmin sepse këtu nis magjia, nqs shkon në një vend me fluks turistik ndihesh i tepërt por nqs vjen këtu, duhet ta ulimunosh, nga rruga e re fotografova një bari me dhenjte e veta, sepse kështu ka qenë, por tani shkurton kohën “

Fatmir Juka:
“kete vend ua ka bekuar Zoti, është i mrekullueshëm, këto takime janë të rëndësishme sepse njohin një Shqipëri që nuk e njohim, nuk njohim njëri tjetrin, nqs do lidheshin me tepër me vendin, do kishte më pak njerëz që nuk do e linin Shqipërine”

Jorge Corpuna nga Peruja është tërhequr nga fusha e Kolonjës, punim të cilin e ka sjellë me ngjyra të shumta ndërsa piktori turk Atanaur Dogan ka realizuar portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, pasi sipas tij, lidhja midis shqiptarëve dhe turqve kulmon me dy personazhe, Skënderbeun dhe Ataturkun.

Jorge Corpuna:
“Është hera e parë në Shqipëri. Vend fantastik. Po kënaqem shumë këtu, njoha shumë artistë të mirë, të talentuar, bashkëpunues. Këtu u tërhoqa nga fusha e Kolonjës dhe po e shijoj në mënyrën time”

Atanaur Dogan:
“Në fakt mund të pikturoja natyrën por këtu pashe njerëz heronj dhe vendosa të pikturoj një hero. Ne turqit kemi të përbashkëta me ju shqiptaret e dy njerëz që na bëjnë bashkë janë Skënderbeu dhe Ataturku. Vendosa të pikturoj Skënderbeun sepse pashë vërdallë nëpër Shqipëri por e këtu në Kolonjë se emri i tij përmendej shpesh dhe doja të perulesha ndaj kombit tuaj e popullit tuaj duke pikturuar atë qe është e rëndësishme për ju, ndaj pikturova Skënderbeun”

Kolonja pothuajse çdo vit tërheq piktorë të shumtë të cilët organizohen në ky koloni, atë të pranverës dhe vjeshtes ashtu siç e ka kthyer tashmë në traditë edhe koloninë e piktorëve të vegjël

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit