Në 21 qershor pritet të mbahen zgjedhjet për strukturat drejtuese të universiteteve publike në vend, ndër to edhe Universiteti i Korçës do t’i nënshtrohet këtij procesi. Ditën e sotme pranë Komisionit të Zgjedhjeve janë deponuar tre kandidaturat që do të garojnë për Rektor të Universitetit, konkretisht Prof. Dr. Irena Nikaj, Prof. Dr. Robert Damo dhe Prof. Dr. Lorenc Ekonomi.
Ndërkohë Pogradeci Press disponon emrat e kandidatëve dhe për Dekanë në të katërt fakultetet e këtij universiteti.
Udhëzimi për zgjedhje në Universitetet Publike u bë nga Ministria e Arsimit, ku thuhet:
“Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon zhvillimin periodik të zgjedhjeve çdo katër vite, Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se është shpallur data e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data e zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë 21 Qershor 2024”, njofton ministria.