5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Korçë/ Prefekti nis takimin e parë për këtë vit të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore…

- Advertisement -

Shkruan Nertil Jole:

Sot zhvillova takimin e parë për këtë vit të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.

Në këtë takim përveç anëtarëve të këtij forumi ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, me të cilën ndamë mendime dhe ide sa i takon perspektivës së administrimit të zonave të mbrojtura, në kuadër edhe të risive të reja që sjell ligji “Për Zonat e Mbrojtura”, i amenduar në fillim të këtij viti, me synimin për të vendosur një ekuilibër të rishikuar midis zonave të mbrojtura e nevojës që kanë komunitetet dhe pushteti vendor për zhvillimin ekonomik të territoreve të tyre, si dhe për një riformulim e qartësim të aktiviteteve të lejuara në zonat e mbrojtura.

Diskutuam disa problematika të konstatuara në Zonat e Mbrojtura, siç është prerja e paligjshme e pyjeve, nevoja për një menaxhim të plotë të mbetjeve, rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore si asete që rrisin atraksionet turistike të qarkut, ndalimin e gjuetisë së paligjshme apo peshkimit abuziv në pellgun ujëmbledhës të Prespës apo Liqenin e Pogradecit, si dhe mobilizimin e çdo strukture për administrimin sa më efikas të situatave që krijohen nga zjarret.🔥

Ndaj, kërkova nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e zonave të mbrojtura në këtë prag të fillimit të sezonit veror.

Gjithashtu, me drejtoreshën e AKZM dhe drejtorin e AdZM biseduam edhe për domosdoshmërinë e hartimit të Planeve të Menaxhimit për zona të tjera të shpallura të mbrojtura, siç është Bredhi i Hotovës, Gërmenj dhe Lugina e lumit Vjosë në Kolonjë, Cangonj në Devoll dhe Lugina e Gjergjevicës në Korçë.

Synimi i hartimit të instrumentave të tillë, është nxitja e zbatimit të modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekologjik dhe ekonomik në zonat e mbrojtura apo parqet kombëtare, ruajtja e ekosistemit e diversitetit biologjik, si dhe reduktimi i presionit jo të qëndrueshëm apo abuziv mbi burimet natyrore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit