KF Pogradeci shkruan: Samuel Nikaj kurrë nuk ka ofenduar tifozerinë pogradecare, përkundrazi gjithmonë ka arritur të kuptojë qartësisht kritikat dhe kërkesat e tyre. Samuel Nikaj edhe në deklaratën e fundit për mediat e ka falenderuar tifozërinë e qytetit.
Sa i përket batutës që ai ka bërë, ajo lidhet qartësisht me të gjitha ekipet dhe drejtues të caktuar kundërshtarë, të cilët nuk e donin Pogradecin në kategorinë e parë.
Pyetja e drejtuar ndaj Samuelit ishte: “Një koment për të gjithë ata që kanë thënë se Pogradeci nuk e meritonte të ishte në kategorinë e parë etj etj” të cilës trajneri iu përgjigj me batutë. Pra, duam të qartësojmë opinonin pogradecar, qytetarët dhe këdo tjetër se dashakeqësia për qëllime të pakuptimta për të turrur tifozerinë kundër Nikajt, është e orkestruar dhe e pakuptimtë. Samueli, ekipi, stafi drejtues kanë dhënë shpirtin për të arritur aty ku jemi sot. Për më shumë dëgjoni videon e plotë, në lidhje me çfarë thamë më lart.
PSE E KENI KAQ INAT POGRADECIN TANI QË U NGJIT NË KATEGORINË E PARË , DHE NUK E KENI PATUR KUR RA NGA KATEGORIA ??!