Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë një fluks të shtuar në hyrjen e pikës kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit. Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj po rikthehen në vendlindjen e tyre për të festuar Pashkën dhe për të shfrytëzuar ditët e pushimeve.
Në Kapshticë kanë hyrë 6942 dhe kanë dalë 3274 shtetas.
Në Qafë Thanë kanë hyrë 4070 dhe kanë dalë 3712 shtetas.