– Biblioteka publike “Mitrush Kuteli” –
Përkujtojmë 57 vjetorin e ndarjes nga jeta të Kolosit të Letrave Shqipe, themeluesin e prozës së letërsisë shqipe, përkthyesin, ekspertin në fushën e ekonomisë Dhimitër Pasko, Mitrush Kuteli emrin e të cilit e mban biblioteka e qytetit tonë.
Në ambientet e bibliotekës u zhvillua aktiviteti me nxënës dhe mësueset Marsela Myftari dhe Xhensila Cake të shkollës së mesme “Nehemia”, i ftuar ishte z. Andi Kosta.
U ndalëm tek rëndësia dhe vlerat e veçanta të veprës “Tregime të moçme shqiptare” e përkthyer në 5 gjuhë të botës dhe së fundmi botuar në gjuhën italiane nga “Qendra e Botimeve për Diasporën”.
Baladat dhe legjendat ndërthurur me elemente mitologjike të folklorit të cilat janë burim për rrëfimet e tij, janë veshur me bukuri artistike të mjeshtrit të rrëfimit shqiptar Mitrush Kuteli.
Ky libër bazohet në dy qerthuj të mëdhenj në këngët e veriut dhe këngët e arbëreshëve. Trimëria, guximi, besa, atdhedashuria, shoqërojnë 11 rrëfimet e këtij libri i cili është frymëzim për të gjithë brezat.
Kjo e bën Mitrush Kutelin të ngrihet si një ndër shkrimtarët në rangun botëror.
Faleminderit!