4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Komuniteti Ungjillor në Korçë feston Pashkën. Mbi 2000 besimtarë nga Qarku u bënë bashkë në Korçë

- Advertisement -

Komuniteti ungjillor në Korçë feston Pashkën

Rreth 2000 besimtarë të kishave ungjillore në juglindje të vendit kanë festuar ditën e sotme në ambientet e “Qytezës së Fëmijëve” festën e Pashkës.

Ka qënë ish këshilltari i presidentit Ronald Reagan e njëkohësisht autori i 70 librave Erwin Lutzer ai i cili ka drejtuar ceremoninë e sotme, duke dhënë mesazhin për të pranishmit se Pashka është më tepër se një festë, është momenti i reflektimit dhe besimit në Jezu Krisht. Lutzer ka vijuar me tej teksa ka kërkuar besimtarëve të pranishëm të jenë shembull për botën e të jetojnë jetën nën vullnetin e Zotit.

Nga ana tjetër pastori i kishës Ungjillore Libonik – Maliq Plator Çollaku ka treguar se rrënjët e komunitetit ungjillor kanë nisur qindra vite më parë, me një kontribut të veçantë në edukimin e brezave e ndërsa ka uruar besimtarët për Pashkë të bardhë në zemrat e tyre

Ungjillorët e juglindjes së Shqipërisë kanë festuar sot Pashkën me thirrjen “Krishti u ngjall”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit