4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Shqipëria e parafundit në Europë për lirinë e medias…

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, festohet çdo vit më 3 Maj, është një ditë e rëndësishme, që nderon dhe mbron parimet themelore të lirisë së shtypit.

Është një thirrje për veprim, duke na nxitur të mbështesim pavarësinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Kjo ditë njeh rolin jetik, që luan shtypi i lirë dhe i pavarur, në mbrojtjen e së drejtës së publikut për informacion dhe për t’i bërë ata në pushtet përgjegjës për veprimet dhe vendimet e tyre.

Këtë vit, Qeveria e Kilit dhe UNESCO, do të presin Konferencën e 31-të të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit në Santiago, me temën për vitin 2024 “Shqypi për planetin: Gazetaria përballë krizës mjedisore”.

Ndërsa përkujtojmë sot Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, le të reflektojmë mbi rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur, dhe të riangazhohemi për mbrojtjen dhe festimin e kësaj të drejte themelore të njeriut, pasi së bashku mund të sigurojmë, që gazetarët të vazhdojnë të përmbushin rolin e tyre jetësor, në informimin dhe fuqizimin e publikut, pa frikën e hakmarrjes apo censurës.

“Një shtyp kritik, i pavarur dhe investigativ, është gjaku i çdo demokracie.” – Nelson Mandela

Sulmet politike ndaj lirisë së shtypit, duke përfshirë ndalimin e gazetarëve, shtypjen e mediave të pavarura dhe përhapjen e gjerë të dezinformimit, janë intensifikuar ndjeshëm vitin e kaluar, sipas Indeksit vjetor të Lirisë së Shtypit Botëror, të publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders, Reporters sans frontières, RSF).

Indeksi rendit 180 vende, për aftësinë dhe mundësinë e gazetarëve, për të punuar dhe për të raportuar lirisht dhe në mënyrë të pavarur.

Në renditjen e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 99-të, ndërsa Kosova në vendin e 75-të. Në pesë vendet e para renditen përkatësisht Norvegjia, Danimarka, Suedia, Holanda dhe Finlanda.

Sipas raportit, rajonet e Magrebit dhe Lindjes së Mesme, dolën më keq për sa u përket kufizimeve të lirisë së shtypit nga forcat qeveritare.

RSF thotë se, që nga tetori i vitit 2023, më shumë se 100 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza, ku të paktën 22 ishin duke punuar.

Diku tjetër në rajon, gazetarë janë vrarë në Sudan, ku ka pasur përpjekje serioze, për të frenuar raportimin e pavarur të dhunës dhe luftës civile.

Situata për profesionistët e medias në Siri, është përkeqësuar gjithashtu, ku gazetarët janë larguar ose janë kërcënuar me dëbim nga Jordania, Turqia dhe Libani fqinj.

RSF thotë gjithashtu se katër nga vendet, që burgosin më shumë gazetarë në botë, Izraeli, Arabia Saudite, Siria dhe Irani, kanë vazhduar t’i sulmojnë dhe t’i ndalojnë ata.

RSF thotë se Amerika Latine, ka gjithashtu tregues alarmues të shtypjes politike të gazetarisë.

Shtetet e Bashkuara, kanë performuar keq për shkak të rritjes së sulmeve ndaj gazetarëve, nga zyrtarë politikë, duke përfshirë thirrjet publike për të burgosur gazetarët.

Në Europë, indeksi tregoi se Rusia renditej në radhët e vendeve, që shtuan sulmet ndaj lirisë së shtypit, për atë, që RSF e quan, “kryqëzatën” kundër gazetarisë së pavarur.

Më shumë se 1,500 gazetarë rusë, kanë ikur jashtë vendit, që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Pozicioni i Bjellorusisë, afër fundit të indeksit të RSF-së, është për shkak të persekutimit të vazhdueshëm të gazetarëve, nën pretekstin e luftës kundër “ekstremizmit”.

Javën e kaluar, një raport nga Unioni i Lirive Civile për Europën me bazë në Gjermani, paralajmëroi se liria e shtypit është “afër pikës së thyerjes” në disa vende europiane.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit