Kreu i PL në Pogradec Gentian Çala, ka nisur një tur takimesh me banorë të zonave të ndryshme. Në një takim prej tyre dhe në fshatin Guras.
Ai shkruan: “Para disa ditësh u takova me Astritin, burrin e urtë dhe punëtor, i cili së bashku me dy djemtë e tij ka marrë toka me qera për ti punuar në fshatin ku banon e punon, në Guras. Astriti, si shumë bujq të tjerë në zonën tonë, nuk e ndjen mbështetjen e shtetit për bujqësinë, për njerëzit e punës, pasi në këto vitet e pushtetit të rilindjes kjo mbështetje ose ka munguar, ose ka qenë e papërfillshme. Mbështetja ndaj bujkut dhe blegtorit është mbështetja ndaj ekonomisë së vendit dhe masë kundër shpopullimit të vendit. Partia e Lirisë e ka prioritet mbështetjen e bujkut/blegtorit dhe për këtë arsye e ka vendosur si një ndër prioritetet e saj.”
Veç të tjerave ai ka ndarë një vidio me një fermer të zonës i cili shpreh shqetësimet e fushës së bujqësis.

