Nga: Lorena Kodra
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka gjetur sot fermerët e fushës së Maliqit duke punuar tokat.
Ata janë në pikun e punës në bujqësi e në këtë mënyrë do të shfrytëzonin cdo ditë pavarsisht domethënies së saj.
News 24 është ndalur sot në fshatin Vreshtas për të takuar fermerët që sot zgjodhën të punojnë.
Ajo që vihet re në fushë është dominanca e grave jo më kot janë quajtur aktore të rëndësishme të prodhimit bujqësor dhe që përbëjnë më shumë se gjysmën e forcave të punës në këtë sektor.
Vjoleta,Blerina dhe Floria janë disa nga zonjat që patën mundësinë të shkëputeshin nga vrulli i punës për të treguar proçesin e saj por edhe përditshmërisë e tyre në punët e fshatit.
Besnik Dervishi ëahtë fermeri që ka punësuar zonjat e fshatit Vreshtas ai thotë se puna në fshat nuk i lejon ata të zgjedhin nëse do të festojnë apo do të protestojnë sot.
Pavarsisht se për të e vlefshme do të ishte që të protestonin për mosmbështetjen e fermerit dhe ngritjes së cmimit të imputeve bujqësore.
Ndër të tjera ai shprehwt se fuqia punëtore e kualifikuar është larguar masivisht nga Shqipëria duke bërë që sot të ketë mungesë të theksuar të tyre.
1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve dhe si e tillë pothuajse në të gjithë vendet e botës kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.