Vendosja e flamurit Bullgar në bashkinë e re Pustec që përkoi me vizitën e ambasadorit bullgar në dhurimin e disa pajisjeve u bë shkak i dy deklaratave të njëpasmjëshme të kryetarit të bashkisë Pustec Pali Kolevski i cili e sheh donacionin e bullgarëve në të mirë të komunitetit dhe flamuri nuk përbën problem për aq kohë sa nuk ka prapaskena mbrapa, si dhe Eftim Mitrevskit nënkryetar i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim i cili e quajti flamurin provokim.
——Kolevski:-çdo donacion që nuk ka prapaskena që nuk dëmtojnë identitetin e zonës këtu është i mirpritur.
Ne me bullgarët shpresojme të vazhdojmë të kemi bashkëpunim pa prapaskena që të jetë një donacion që vërtet ti vijë në ndihmë bashkisë.
Si cdo bashki tjetër që pret donacione për mua nuk ka asnjë problem përderisa vjen për ndihmë të komunitetit.
Në momentin që vjen një donacion ne do e pranojmë ashtu sic është,për mua e rëndësishme është zhvillim i zonës.
Nuk shikoj asnjë problem këtu,njerzit janë shprehur te censusi nuk ka patur ndërhyrje nuk ka pasur ankesa konkrete.
Unë mendoj që do jetë dicka pozitive.
——Eftim Mitrevski:-Flamuri Bullgar është krejtësisht provokim duhet shteti të reagojë se kjo zonë dihet që ka minoritet maqedonas,shtetas shqipëtarë që e kanë votuar kushtetutën e republikës së Shqipërisë,e rwspektojnë kushtwtutën,ligjet e këtij shteti.
Ne njohim dy flamuj këtu,flamurin shqipëtar dhe flamurin në këtë zonë maqedonas.
Ndërsa sa i përket donacioneve Mitrevski u shpreh:-zona e Prespës gjithmon pret miq me dëshirë të mirë dhe qëllime të mira të sinqerta.
Në atë kohë(për reagimin në census) ishte ndryshe ishte dita e fillimir të regjistrimit të censusit ndërsa sot ne i mirpresim të dhurojnë në këtë zonë vetëm jo me bishta mbrapa.
A kanë ndikim politik donacionet:-për mua po por sidoqoftë banorët janë të vetdijshëm kush eështë e mira dhe e keqja.
Kanë ndodhur për motive politike,ne kemi 100 vite që jetojmë në shtetin shqiptar,kemi donacione të ardhura nga cdo shtet tjetër po asnjëherë nuk i është dhënë një drejtim i atillë që të thonë erdhëm këtu për këtë qëllim.
Ambasadori Bullgar në Shqipëri Ivajllo Kirov
ka qënë për vizitë në këtë bashki pasi Fondacjoni “Kujtesa bullgare” I dhuroi kompjutera dhe mobilje bashkisë së Pustecit
Ky fondacion siguroi mobilimin e bashkisë së rinovuar me 44 tavolina zyre, 44 rafte, 60 karrige zyre, tavolinë të madhe si dhe 25 kompjutera.
Duhet të kujtojmë se ky nuk është donacioni i parë që ky fomdacion bën në këtë zonë.