3.5 C
Pogradec
3.2 C
Korçë
0.6 C
Bilisht
1.5 C
Ersekë
0.6 C
Maliq
1.9 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Korçë/ Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

- Advertisement -

Burimi: Shqiptarja.com
Ministri i Brendshëm Taulant Balla kreu një vizitë ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur edhe me ngjarjet e vjetra kriminale në vend. 

Pyetja lidhur me hapjen e dosjeve të vjetra të ngjarjeve kriminale:

Balla: Ngjarjet e vjetra kriminale janë gjithmonë një nga detyrat kryesore të secilës prej drejtorive vendore që në bashkëpunim me prokuroritë  duhet të garantojnë jo vetëm punën sa i përket hetimit dhe zbardhjes së ngjarjeve por mos harroni se ngjarjet e vjetra kriminale janë burim i ngjarjeve të reja. Pra për të parandaluar ngjarjet e reja kriminale duhet të shkojmë në fund të ngjarjeve të vjetra. Në Korçë kemi ngjarje të vjetra kriminale që mund të jenë burim i ngjarjeve të reja por detyra jonë është të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit