3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Zbardhet ngjarja në Mokër. Nxorri pistoletën, duke menduar se ishin policë…

- Advertisement -

Kërcënohen nga një person i armatosur punonjësit e Task Forcës në fshatit Buzaishtë të Pogradecit.
Sipas burimeve nga policia punonjësit kanë shkuar në këtë fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike por janë përballur me një situatë aspak të zakontë kur një shtetas i identifikuar si Spartak Çela ju ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar dhe sipas punonjësve ky shtetas ka qënë i armatosur.
Çela si fillim ka debatuar me shoferin e Task Forcës dhe më pas kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë por fill pas konfliktit Çela ju ka kërkuar falje(duke u shprehur se i ka keqkuptuar dhe i mendonte persona të tjerë(polici) dhe është larguar në drejtim të paditur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Çela është një person i shpallur në kërkim për vrasje mbetur në tentativë prej dy vitesh.
Ai ka plagosur shokun e tij në një lokal dy vite më parë dhe që prej atij momenti është shpallur në kërkim.
Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tij pasi ai është arratisur për herë të dytë.
Deri në këto momente Çela nuk është vënë në prangat e policisë.

Policia shkruan:

Mesditën e sotme, në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec, shtetasi S. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.

Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”.

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit