Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
J. A., 48 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi në vitin 2021, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash të një shtetasi tjetër;
M. Xh., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin dhjetor 2022, dyshohet se i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar se do t’i siguronte një kontratë pune në shtetin gjerman.