Biblioteka Mitrush Kuteli, shkruan: 23 Prill “Dita Botërore e Librit”, e shpallur më 15 Nëntor të vitit 1999 nga UNESCO për ti bërë homazh librit dhe autorit të tij.
Me këtë datë të rëndësishme lidhet vdekja e dy shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë botërore William Shekspir dramat dhe komeditë e të cilit luhen në të gjitha skenat e botës dhe Miguel Cervantes Saavedra, i cili u bë i njohur me romanin “Don Kishoti i Mançes”.
Më 23 Prill të vitit 1872, ka lindur në Tushemisht të Pogradecit prof. i gjuhës shqipe, bibliografi, albanalogu, patrioti shqiptar Gjergj Pekmezi, emrin e të cilit e mban një prej shkollave të mesme të qytetit tonë.
Sot në ambientet e bibliotekës promovuam ciklin me poezi të nxënëses Maria Balliu të cilës i urojmë suksese në rrugën e saj poetike. Morën pjesë mësuesja e letërsisë Lindita Silo dhe nxënës nga shkollat e mesme “Gjergj Pekmezi” dhe “Muharrem Çollaku”. Interpretimi i poezive u shoqëruan me kitarë nga nxënësi Amarildo Vesho.