Juglindja këtë të diel është përfshirë nga rreshjet e shumta të shiut. Gjithashtu, edhe akset e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë në intensitetin e mesëm dhe të lartë të shiut. Aktualisht nuk raportohen probleme me energjinë elektrike apo në qarkullimin e automjeteve. Akset kombëtare janë të kalueshme pa problematika, por policia rrugore bën thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të prezencës së shtuar të ujit në rrugë. Temperaturat kanë shkuar deri në 4 gradë Celsius, duke pësuar një ulje të ndjeshme të tyre. Prezenca e mjegullës momentalisht evidentohet vetëm në Qafën e Thanës. Policia rrugore ka rritur numrin e patrullave me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. (Gjendja deri në orën 11:30)