7.2 C
Pogradec
7.1 C
Korçë
6 C
Bilisht
6 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Monday, March 24, 2025

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu në finale! Mposht sërish Vllazninë në Shkodër…

- Advertisement -

Ka përfunduar ndeshja e dytë gjysëmfinale mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, fituar nga vajzat e Skënderbeut me rezultatin 3-1.

Ishte parashikuar kjo fitore për vetë forcën e madhe që ka Skënderbeu, ndërkohë që vetëm seti i parë i ndeshjes që startoi në orën 17:00 foli për shkodranet dhe më pas çdo gjë foli për Skënderbeun.

25-17 do të fitonin vendaset setin e parë të takimit, ndërkohë që seti i dytë mbyllet 19-25 për miket nga Korça. Seti i tretë ka qenë më i letë për vajzat e Kojës teksa fitojnë 10-25 dhe nuk i lenë mundësi Vllaznisë. Në setin e fundit ka pasur rivalitet deri te pika e 20-të, por më pas është Skënderbeu që e mbyll 21-25 dhe krejt ndeshjen 1-3 në favorin e vet.

Kjo ishte fitorja e dytë e vajzave bardhekuqe, teksa pak ditë më parë e mposhtën 3-0 Vllazninë në Korçë dhe sot e mundën edhe në Shkodër, duke siguruar finale e madhe të titullit kampion.

Burimi: Korça Boom

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit