Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 59-vjeçare dhe një 32-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.