Pogradeci edhe këtë sezon veror turistik, pritet të ketë një numër të lartë të turistëve. Viti që lamë pas shënoi dhe pikun e numrit të pushuesve përgjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht. Pogradeci duket se favorizohet nga oferta turistike dhe çmimet që janë ndjeshëm më të lira se në jug. Ndërkaq prenotimet duket se kanë filluar që në fillim të muajit prill, për muajt e verës. Kjo për shkak se kërkesa është shumë e lartë për ambiente akomoduese.
Përfaqësuesit e biznesit në Pogradec thotë se kërkesa për rezervime ka nisur më herët sivjet, pasi Pogradeci është ndihmuar dhe nga moti i mirë. Duket se vera do të lerë në hije Korçën përsa i përket turistëve, pasi të gjithë synojnë Pogradecin.
Sipas të dhënave nga Bashkia e Pogradecit, njesi shërbimi janë: 43 Bar – Restorante, 39 Hotele (848 dhoma dhe 1.662 shtreter) dhe 94 njesi akomoduese qe operojne me booking. Megjithse të dhënat flasin për disa herë më shumë “dhoma plazhi” të pa evidentuara. Të gjitha këto njesi janë drejt rezervimit të plotë për muajt e verës./Pogradecipress.al