Osnati është një ndër fshatrat e largët të njesisë Administrative Dardhas në Pogradec. Kjo jo për distancën 25 kilometra nga qendra, por për infrastrukturën rrugore e cila edhe në ditë të thata është tepër e vështirë. Kushtet e motit në dimër mund të çojnë deri në izolim të fshatit, kjo për shkak të mungesës së plotë të infrastrukturës dhe mungesës së investimeve në këtë fshat.
Njesia e Dardhasit këtë dimër u izoluar për disa ditë me rradhë nga dëbora. Tani rruga e amortizuar, bën që kalimi të kryhet vetëm me foristrada dhe mjete të mëdha. Sipas burimeve nga pushteti vendor, nuk ka në plane të afërta për shtrimin përfundimtar të këtij segmenti rrugor.