4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Biznesi Pogradecar në krizë! “Nuk ka punonjës, shteti vetëm na rrit taksat…”

- Advertisement -

Pogradeci është një ndër qytetet me numrin më të lartë të turistëve gjatë verës. Kjo për shkak edhe të shërbimeve, çmimeve dha alternativave që ky qytet ofron. Sipas burimeve nga subjektet e hotelerisë bëhet e ditur që rezervimet janë drejt përfundimit për muajt Qershor, Korrik dhe Gusht. Por ajo që bie në sy është se rreth 90% e bizneseve të shërbimeve (Bar, restorant, hotel) kanë mungesa të shumta të personelit. Tendenca po shkon drejt ritmeve që bizneset e vogla të transformohen në biznese familjare, ku të punësuar janë vetëm anëtarë të vetë familjes së sipërmarrësit.

Krahu i punës, krysisht të rinjtë zgjedhin jugun për pagat e larta, ndërsa të tjerë zgjedhin vende si Ohri dhe Struga. Bizneset e Pogradecit në jo pak raste kanë punësuar dhe fëmijë për shkak të mungesave të personelit. Teksa po lobohet për zhvillim turistik, shumica e bizneseve lëngojnë për punonjës. Sivjet barra është më e lartë për bizneset, ku përveç sigurimeve për punonjësit, edhe tarifat në Pogradec janë disa herë më të larta për shkak të pushtetit vendor.  Nuk dihet nëse kjo situatë do të ndikojë edhe tek çmimet këtë verë.  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit