Personalitete te ndryshem vendor te Pogradecit, kane uruar nga Muftinia e Qytetit Fiter Bajramin, mes tyre Kreu i Bashkise Xhakolli, Kreu i PL Çala, Kreu i PS Thengjilli, Kryetari i SHAPP Et’hem Fezollari, perfaqesues te komunitetit te Krishter ne Pogradec, etj.
Myftinia shkruan: Pas përfundimit të ceremonisë së faljes së Fitër Bajramit Myftina Pogradec ashtu si çdo vit tjetër, priti urimet me rastin e kësaj feste.
Myftiu Namik Mahmutllari,
priti urimet nga titullarët e komuniteteve fetare të qytetit tonë, përfaqësues nga Bashkia dhe kampet opozitare, nga drejtues të institucioneve lokale, publike e private, personalitete si dhe nga besimtare dhe qytetarë të shumtë.
Në mesazhet e tyre drejtuar Myftiut, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet më të sinqerta, si dhe vunë theksin te simbolika e sakrificës dhe solidaritetit që përcjell Fitër Bajrami në vendin tonë dhe mbarë botën.
Në fotoalbumin e mëposhtëm do të gjeni disa çaste të shkëputura nga këto vizita.
Myftinia Pogradec falenderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe ju uron të gjithë besimtareve dhe me gjere Gëzuar për shumë vjet Fitër Bajramin!