Data 8 Prill njihet ndryshe si dita ndërkombëtare e romëve.
Është një ditë e veçantë për të festuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen romët.
Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku dhe u vendos që data 8 prill të jetë, “Dita Ndërkombëtare e Romëve”. U vendos edhe për flamurin dhe himnin rom “Gelem Gelem” që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romët një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore. Popullsia rome ka mbërritur nga India në Ballkan duke u përhapur më tej nëpër Europë rreth 6 shekuj më parë.
Në këtë ditë kryetari i shoqatës rome në qarkun Korçë Avni Kallo vjen me një apel për më shumë të drejta dhe më shumë vëmëndje nga shoqëria dhe shteti.