Ish presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjeksat në facebook postimin e mëposhtëm, ku shkruan:
Pas mbledhjes së Kryesisë sot ishte kënaqësia ime të ftoja për një darkë miqësore por edhe pune Doktor Gentian Çalën, anëtar i Kryesisë dhe Kryetar i Partisë së Lirisë për Pogradecin.
Të gjithë në Partinë e Lirisë janë krenarë që ne kemi një personalitet kaq të spikatur nga vlerat intelektuale, profesionale, humane dhe politike në lidershipin tonë.
Diskutuam edhe për të kujtuar të gjithë ata shokë të mrekullueshëm që na mungojnë sot pas 20 vitesh si Kryetari ynë i paharruar Shyqyri Buzo dhe të tjerë, por edhe për programin tonë për Pogradecin dhe shëndetësinë në veçanti.
Dega jonë e Pogradecit është model i shkëlqyer i vlerave të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje për Doktor Gentin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët tanë të mrekullueshëm, që mezi pres t’i takoj. ✌️❤️🇦🇱